Lajme

Berisha flet pasi u godit me grusht: Asgjë në botë nuk na mposht

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 06 December 2022

Pas incidentit lideri demokrat iu drejtua protestuesve me një mesazh në podium, ku theksoi se asgjë në botë nuk e mposht popullin opozitar.

“Asgjë në botë nuk na mposht ne popullin opozitar. Poshtë kriminelët! Ne do të triumfojmë!  Rroftë opozita shqiptare! Jemi bashkë për të protestuar kundër regjimit të horrave e kriminelëve”, u shpreh Berisha.

Kreu demokrat u godit me grusht në fytyrë gjatë marshimit në protestën e opozitës, ndërsa mbështetësit e tij dhunuan agresorin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera