Sport

Berisha fiton derbin e Australisë

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 25 December 2017

Sulmuesi Besart Berisha është paraqitur gjatë gjithë takimit te Melbourne Victory, që mposhti skuadrën tjetër nga qyteti i Melbourne, Melbourne Cityn me rezultatin 1:0.

Kjo ndeshje derbi e javës së 12-të të A-League të Australisë u zhvillua të shtunën. Pas kësaj fitore Melbourne Victory gjendet në pozitën e katërt me 16 pikë, tri më pak se Melbourne City që është një pozitë më lart, shkruan sot “Koha Ditore”.

Lider i kampionatit të Australisë është Sydney me 31 pikë. Berisha 32-vjeçar në dhjetë ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me një asistim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera