Lajme

Berisha: Fadil Hoxha ishte tradhtar

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 07 August 2018

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-lideri i PD-së, Sali Berisha e ka quajtur tradhtar Fadil Hoxhën për shkak të anulimit të konferencës së Bujanit, e cila Kosovës i njihte të drejtën e plebishitit atë kohë.

Duke folur në një intervistë speciale për Tv Dukagjini lidhur me idenë për ngritjen e një përmendore në Gjakovë, Berisha tha se Fadil Hoxha është një tradhtar që përfundon në koshin e trupit të historisë së bashku me ish-liderin komunist Enver Hoxha.

“Kjo është gjë jashtëzakonisht e rëndë. U them atyre që kam respekt, të lexoni pak mbledhjet e vitit 1945 me të cilat Fadil Hoxha anulon Bujën – anulon atë që kishte firmosur vetë. Atë meritë që ai e pati me firmosjen në konferencën e Bujanit, të firmosur edhe nga serbët dhe shqiptarët, ku Kosovës i njihej e drejta e plebishitit, Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha e tradhtuan në mënyrën më të pabesë. Ai ishte një akt ndërkombëtar që iu njihej qytetarët e Kosovës pas lufte. Fadil Hoxha vendimin e Beogradit që mori Partia Komuniste, Rankoviqi, e transferoi dhe e mori në Prizren. Kjo mbledhje është mbajtur në Prizren, aty ku u anulua Bujani. Atëherë a mund ‘i ngritet një tradhtari të tillë një përmendore? Ai përfundon në koshin e trupit të historisë së bashku me Enver Hoxhën. Ky është Fadil Hoxha”, u shpreh Berisha.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera