Lajme

Berisha: E keqja e madhe, Albin Kurti, nuk është lehtë të mposhtet politikisht

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 19 January 2024

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se koalicioni parazgjedhor me AAK-në është ofertë serioze për qytetarët.

Berisha i ka bërë thirrje edhe PDK-së e LDK-së që t’i bashkohen koalicionit, për siç tha, shkurtimin e jetës së keqqeverisjes në Kosovë.

“Kjo iniciativë që tashmë është publike, nuk është e mbyllur dje, por ajo dje ka filluar. Dyert janë të hapura për të gjitha subjektet politike, edhe për PDK-në edhe për LDK-në”.

-Advertisement-

“E keqja e madhe që identifikohet me emrin Albin Kurti nuk është e lehtë të mundet politikisht, prandaj duhet unifikim i forcave politike dhe bashkë me këtë, për hir të ndryshimeve që i duhen vendit”, tha Berisha në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ai dha edhe arsyet se pse aktualisht nuk është lehtë të mposhtet Kurti politikisht, duke thënë se ka një investim të madh në mashtrimin kolektiv.

“Ka një investim të madh në mashtrimin kolektiv që iu është bërë qytetarëve e vazhdon t’iu bëhet, prandaj ndryshimet s’janë të lehta”, tha Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera