Lajme

Berisha: Deri të premten Kosova o bëhet me qeveri të re, o vendi shkon në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 14 January 2020

Lëvizja Vetëvendosje së fundi bëri publike ofertën ‘përfundimtare’ drejtuar LDK-së.

Në këtë ofertë VV-ja shtoi numrin e ministrive, nga 12 në 14.

Më këtë matematikë të këtij propozimi, LDK-së parashihet t’i takojnë gjashtë ministri, kurse VV-së pesë.

-Advertisement-

Ndërsa këshilltari i Isa Mustafës, avokati Besnik Berisha ka cilësuar se nëse VV-ja e shtin edhe një herë në gërshërë LDK-në dhe këta të fundit pranojnë ofertën, atëherë në publik do të shihet si parti grykëse që është ngopur me 6 ministri dhe se hallin e kishte tek rritja e pazarit.

Sipas tj, nëse nuk e pranon ofertën dhe vendi shkon në zgjedhje, atëherë shigjetat, sidomos të VVsë, do të drejtohen sërish kah partia e Mustafës.

Berisha tha se i mbetet Mustafës dhe nënkryetarëve të tij që t’i gjejnë fjalitë më të bukura për t’ia kthyer përgjigjen Albin Kurtit, pa marrë parasysh a është pranim a refuzim i ofertës.

Postimi i plotë:

VV-ja e shtin edhe nje here ne gerrshone LDK-ne:

Nese LDK pranon oferten e fundit, atehere ne publik do te shihet si parti grykese qe u ngi me 6 ministri dhe se hallin e kishte te rritja e pazarit.

Nese nuk e pranon oferten dhe vendi shkon ne zgjedhje, atehere shigjetat, sidomos te VV-se, do te drejtohen serish kah partia e Isa Mustafes.

Do t’ju thone se me gjithe thyrjen e premtimit per 12 ministri dhe rritjen e numrit ne 14 per te kenaqur apetitin e LDK-se, kjo parti nuk pranoi t’i jepte Kosoves “koalicionin e shpreses”.

Tash i mbetet Isa Mustafes me nenkryetaret e tij qe t’i gjejne fjalite me te bukura per t’ia kthyer pergjigjen Albin Kurtit, pa marre parasysh a eshte pranim a refuzim i ofertes.

Deri te premten Kosova o behet me qeveri te re o vendi shkon ne zgjedhje te paprecedenta deri me tash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera