Lajme

Berisha denoncon: Ambasadat po thonë nuk është terren miqësor për investime

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 12 September 2017

Në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është ngritur për të folur në foltore edhe ish-kryeministrin Berisha. Përpos shumë akuzave, Berisha foli edhe për investimet e huaja duke akuzuar drejpërdrejt qeverinë Rama se po largon investitorët e huaj. Ai solli në kujtesë rastin e rrahjes dhe kërcënimit të biznesmenit libanez Fadi Mitri.

Berisha u shpres se të gjithë e dinë se kush ia shkatoi 27 frakturat biznesmenit. Ai gjithashtu shtoi se ambasadat e vendeve europiane janë duke u thënë biznesmenëve të mos investojnë në Shqipëri pasi nuk është terren miqësor për investime.

“Durrësakët e dinë se kush ia shkaktoi biznesmenit 27 fraktura. Një hotel që donte të ndërtonte i bënë 27 fraktura. Ne kemi thënë shumëcka, por kurrë mos investomi. Po u thonë ambasadat që mos investoni te huajve. Një nga gjiganet e produkteve sportive, i kerkoi opinion ambasadës dhe kjo e fundit i tha që nuk është terren miqësor për investime. Si mund të jetë miqësor kur del e i bën 27 frkatura biznesmenit.” – u shpreh Berisha.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera