Lajme

Berisha: Basha dhe Rama ishin bashkë në procesin e shpalljes sime “non grata”

Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 28 December 2021

Ish-kryetari i PD-së Sali Berisha thotë se “koha dëshmoi që Lulzim Basha është i pabesë” pasi, sipas tij, ai bashkë me Edi Ramën janë marrë me procesin e shpalljes së tij “non grata” nga SHBA-ja.

“Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë gjithçka kundër meje. Por, nëse Rama e ka bërë këtë si një kundërshtar amoral, Basha e ka bërë për karrigen e tij. Sepse ai e dinte që po të mos fitonte këto zgjedhje, Sali Berisha nuk do ta kursente”.

“T’i besosh Lulzim Bashës, është të gënjesh veten tënde. Çdo gjë që thotë ai, nuk mund të merret për të vërtetë. Njerëzit që kanë përgënjeshtruar Bashën janë njerëz seriozë dhe njerëz që kanë pasur kontakte me ambasadoren Yuri Kim”, ka thënë Berisha për A2 CNN.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera