Lajme

Berisha akuzon Ramën për përmbytjet: Në pabesi hapi portat e hidrocentraleve

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 24 November 2022

Jashtë parlamentit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kryer një vepër kriminale duke hapur portat e Komanit dhe Vaut të Dejës, pa njoftuar autoritetet vendore dhe duke përmbytur Shkodrën dhe zonat përreth.

Sipas Berishës edhe pse u paralajmëruan nga Instituti i Gjeo-shkencës, nuk u prodhua energji për ditë të tëra.

Ai akuzoi dyshen Rama-Balluku se kanë importuar energji me 220 euro për megavatin.

-Advertisement-

“Në interpelancë po flet autori i vërtetë i dramës që përjetoi Shkodra e Nënshkodra, po flet njeriu që në pabesi në mesnatë pa informuar asnjë njeri sipas ligjit autoritete vendore hapi të gjitha tunelet e portat e Komanit e Vaut të Dejës dhe krijoi një dallgë përmbyllëse që nuk e kishte parë ndonjëherë Shkodra e Nënshkodra që nxori nga themelet urën e vjetër të Bahçallëkut monument kulture përmbyti 600 banesa e 2,500 ha tokë,” tha Berisha,

“Ky akt i mosnjoftmit vepër e mirëfilltë kriminale kishte dy qëllime kryesore që përmbytjen ta faturonte jo hapjes së digës e kaskadës që bëhet përgjegjëse për dëmshpërblimin e banorëve dhe të fshihte faktin se nuk prodhoi për ditë të tëra energji duke lejuar rritjen e lartësisë së ujit në Koman që është liqen me kapacitet të kufizuar dhe mbushet e stërmbushet brenda një kohe të shkurtër,” ka shtuar Berisha.

“I paralajmëruar nga institutit i Gjeoshkencës 7 ditë përpara për reshjet që do të vërshonin në Alpe dhe këto nuk e penguan dyshen Balluku-Rama për të importuar me 220 euro megavatin Pasi kreu këtë akt në vend që të kërkonte ndjesë dhe të premtonte se do dëmshpërblente dëmet. Të mbjellat nën ujë shkatërrohen dhe ato kanë qenë kryesisht grurë. Përmbytja e të gjitha silazheve ajo është zonë me potencial të lartë”, shtoi ai.

Berisha deklaroi se ka çuar në Kuvend një amendament për krijimin e një fondi rezervë për përmbytjet.

“I shkatërroi ekonominë me akt pabesie në mesnatë. E dënoj aktin e përmbytjes së qytetarëve, kërkoi dëmshpërblimin e tyre nga ata që dhanë urdhër drejtoi i kesh ka kryer krim, ka zbatuar një urdhër duke mos njoftuar autoritete vendore. Kemi sjell amendament për krijimin e fondit rezervë për përmbytjet. Në Shqipëri përmbytjet nuk janë të rralla por përmbytjet e paralajmëruar janë të domosdoshme të merren masa dhe të dëmshpërblehen kur ndodhin për shkaqe të digave dhe të tjera. Ligji shqiptar e detyron”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera