Lajme

Berisha: Aktet anti-amerikane të kësaj qeverie përbëjnë një rrezik për të ardhmen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 12 October 2024

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit hetimin ndaj Qeverisë Kurti. Sipas tij, dëmet që po i bënë kjo qeveri janë të mëdha sidomos në raport me partnerët e Kosovës.

“Aktet anti-amerikane të kësaj qeverie janë të papranueshme dhe përbëjnë një rrezik për të ardhmen e Kosovës”.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Kërkesë për Veprim nga Prokuroria e ShtetitDuke marrë parasysh veprimet e qeverisë së Kosovës që përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë dhe stabilitetit ekonomik të vendit, kërkoj që Prokuroria e Shtetit të ndërmarrë veprime urgjente për hetimin e këtyre çështjeve.

Konkretisht, dua të theksoj dëmin që po kryen kundër ekonomisë dhe sigurisë së vendit, me sabotimin që kjo qeveri po kryen kundër Fondit Amerikan dhe veprimet e saj që po largojnë Kosovën nga partnerët strategjikë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktet anti-amerikane të kësaj qeverie janë të papranueshme dhe përbëjnë një rrezik për të ardhmen e Kosovës.Veprimet më flagrante përfshijnë lidhjen e kontratave të dëmshme me kompani të lidhura me individë të dyshimtë. Një shembull konkret është kontrata për furnizimin me qymyr, kur çmimi i tregut ishte 50 euro për ton, por qeveria e Kosovës e ka dhënë këtë kontratë për vetëm 20 euro për kompani të lidhura me Radojçiçin, një figurë e njohur për lidhje të dyshimta.

Më shqetësuese është fakti që kontrata është përpiluar në gjuhën serbe dhe është lidhur në periudhën kur zyrtarë të qeverisë, përfshirë Mimoza, po komunikonin dhe bashkëpunonin me Radojçiçin. Pas reagimit të inxhinierëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kjo kontratë u anulua, por çështja është mbyllur në fshehtësi dhe pa u bërë publike.Kërkoj nga Prokuroria që:

  1. Të hetojë plotësisht këtë kontratë dhe rrethanat që kanë çuar në lidhjen e saj me një çmim shumë më të ulët se çmimi i tregut.2. Të shqyrtojë komunikimet ndërmjet zyrtarëve të qeverisë dhe personave të përfshirë në këtë kontratë, për të parë nëse ka pasur ndërhyrje apo lidhje të paligjshme.
  2. Të bëjë publike të gjitha informacionet dhe hetimet që lidhen me këtë rast për të garantuar transparencë dhe drejtësi për popullin e Kosovës.4. Të veprojë me urgjencë për të parandaluar dëme të mëtejshme në ekonominë dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

Bashkëngjitur me këtë kërkesë janë:• Dokumente, kontrata dhe materiale të tjera relevante që tregojnë përfshirjen e kompanive dhe individëve të përfshirë në këtë skandal. Dosja kryesore i forëzohet Pokurorisë!

Koha për veprim është tani!Ne nuk mund të lejojmë që interesat kombëtare të shkelën në mënyrë kaq flagrante dhe që qeveria të kryejë veprime që rrezikojnë të ardhmen e vendit tonë.

Me respekt,

Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera