Berisha-Ahmetit: Valla more axhi infektolog, Kosova është e prekur nga ‘varianti i kënaqësisë’

Autori: Gazeta inFokus
11:44 | 01 May 2021
Infektologu Sali Ahmeti ka paralajmëruar sot se Kosova mund të preket nga një variant tjetër i koronavirusit. Lidhur me këtë deklaratë të Ahmetit, ka reaguar publicistja Kimete Berisha. Në një shkrim në “Facebook”, ajo tha se Kosova është e prekur nga “varianti i kënaqësisë”.
Imami Maliqi njofton shpërndarjen e 635 pakove ndihma për familjet në nevojë
“Valla more axhi infektolog, Kosova është e prekur nga ‘varianti i kënaqësisë’, s’i bjen kujt në mend sëmundja e vdekja. Epikuri na ka lënë amanet, mos u merr me vdekjen tënde ka thënë, se vdekja jote nuk të takon ty. Mirë e ka pasë. Ne e kemi obligim jetësor të kënaqemi dhe të përmbushim premtimin e lumturisë në këtë botë. Të tjerat janë të shkruara! Është problem, kur na kap neve shqiptarëve “dallga e zbavitjes”, kur na kap neve dalldia dhe sevdaja, e harrojmë vdekjen”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”. /Express/
Postimi i plotë:
Valla more axhi infektolog, Kosova është e prekur nga ‘varianti i kënaqësisë’, s’i bjen kujt në mend sëmundja e vdekja.
Epikuri na ka lënë amanet, mos u merr me vdekjen tënde ka thënë, se vdekja jote nuk të takon ty.
Mirë e ka pasë.
Ne e kemi obligim jetësor të kënaqemi dhe të përmbushim premtimin e lumturisë në këtë botë. Të tjerat janë të shkruara!
Është problem, kur na kap neve shqiptarëve “dallga e zbavitjes”, kur na kap neve dalldia dhe sevdaja, e harrojmë vdekjen.
Është mekanizëm mbrojtës, është vaksinë shpirtërore kundër fatalizmit.
Se me t’thënë t’vërtetën, për shqiptarët më e rëndësishme është kënaqësia sesa jeta!
Se vetëm nëse kënaqesh – ndjehesh gjallë!Qysh ndjehesh gjallë pa u kënaq, allahile!Ajo ndjesia kur del n’teferiç,
deti para hundëve,
uji i njelmtë n’drita t’syve;
kënaqësia që e shkakton frika mos po mbytesh n’det e nuk mbytesh;
shetitjet buzë bregdetit, mbrëmjeve o Zot,
njoftimet e reja;
hareja dhe gëzimi i çastit;
shikimi nga ballkoni i perendimir të diellit…dhe, prit pak po e hamë edhe nga një akullore,
jetë o jetë.Ajo ndjenja e ikjes nga Kosova, sidomos ikja nga monotonia është akti vendimtar i kënaqësisë,
ai mohimit i virusit ‘ec more se s’ka virus’, ‘vdekje ka pasur gjithmonë’!
“Po rrejnë” se nuk kanë qejf me na pá ‘tuj u knaq’.Është ndjenjë e bukur kur të duket vetja më i mençur se mjekësia, më i zgjuar se faktet, nuk e han ti me t’mashtru.Nëse nuk i beson virusit, nuk t’bjen.
Ky është misteri i kënaqësisë!P.S. Kosova është plotësisht jashtë kontrollit.
As vaksina as kujdes, as pastërti, as dezinfektim!Çudia e Zotit qysh po shpëtojmë pa u bërë lajm në botë!Bota po ruhet, po vaksinohet, po mbyllet dhe s’po shpëton si ne!
Të tjera
-
Bilçik: Dialogu nuk ka alternativë, problemi është shumë më tepër në duart e qeverisë Kurti
Anëtari i Parlamentit Evropian dhe raportuesi për Serbinë, Vladimir Bilçik th...
-
Takimi “konsultativ” në Kuvend, opozita pret të rekomandohet shkarkimi i bordit të ZRRE-së
Takimi “konsultativ” në Kuvend, opozita pret të rekomandohet shkarkimi i bord...
-
Burgim i përjetshëm për ushtarin rus që kreu vrasje në Ukrainë
Një gjykatë në Kiev ka dënuar 21-vjeçarin rus, Vadim Shishimarin, me burgim t...
-
Gjermania “shpëton” SHBA-në: Mungesë e theksuar në tregje, dërgon ushqim për foshnjet!
Është pritur me një ndjenjë lehtësimi avioni ushtarak amerikan që dërgoi disa...
-
Tahiri: Të zbatohet vendimi i Apelit nga ZRrE-ja për energjinë elektrike
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...
-
Gashi: Të dorëzohet në Kuvend propozimi për shkarkimin e bordit të ZRrE-së
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka...
-
Aksion i madh anti-drogë në Ferizaj: Konfiskohen mbi 70 kilogramë heroinë, në pranga 10 persona
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në një aksion të koduar “Gropa...
-
Policia me aksion në qendër të Prishtinës
Një numër i konsiderueshme i zyrtarëve policorë janë parë në qendër të Prisht...
-
Burgim i përjetshëm për ushtarin rus që kreu vrasje në Ukrainë
Një gjykatë në Kiev ka dënuar 21-vjeçarin rus, Vadim Shishimarin, me burgim t...
-
Kryesia vendos që Kuvendi të mbajë seancë të enjten
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mbajë seancën e radhës e depu...
-
Potera i LVV-së: Qeveria e ka huqur cakun, aktivistët s’duhet të jenë servilë
Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Ajet Potera ë...
-
Ndalja e shtrenjtimit të rrymës, KESCO ka një njoftim për konsumatorët
Kompania kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO ka kërkuar sqarime...