Lajme

Berisha: A i pagoi Qeveria Kurti 21 milionë për rrymën në Komunat e Veriut?

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 27 May 2021

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha ka pyetur sot ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati nëse Qeveria Kurti në prill të vitit 2020 ka paguar 10 milionë euro për rrymën në veri, ashtu siç kishte deklaruar zëdhënësi i Qeverisë Kurti I.

Berisha e ka pyetur ministrin Murati nëse Qeveria Kurti në tërësi ka paguar 21 milionë euro për rrymën në Komunat e Veriut.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej 10 milionë euro e cila shumë është siguruar për furnizimin me energji elektrike të veriut, kishte deklaruar zëdhënësi i qeverisë, përparim Kryeziu. Tani përmes KOSTT-it dhe përmes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin për Ekonomi, keni marrë vendim që e detyron KOSSTT-in të paguajë edhe 11 milionë euro të tjera për rrymën në veri. Për hirë të së vërtetës, na tregoni ju lutem, a i ka paguar qeveria Kurti në tërësi 21 milionë euro për rrymën e shpenzuar në Komunat e Veriut?”, ka pyetur Berisha.

Të tjera