Lajme

Bëri tejkalim në vijë të plotë, gjobitet 27 vjeçari nga Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 06 January 2022

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, me rroba civile dhe me automjet civil të policisë, kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe kanë ndaluar personin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën ‘’Enver Topalli’’ në Ferizaj.

“Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.SH (M/K) i moshës 27 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

-Advertisement-

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera