Fun & Video

Bëri seks me disa burra të panjohur në hotel, gjykata gjermane nuk i jep të drejtë ta mësojë emrin e burrit që e la shtatzënë

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 02 May 2017

Një grua e cila kishte mbetur shtatzënë pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një grup meshkujsh në një hotel gjerman, ka dështuar betejën ligjore për të zbuluar emrin e partnerit të saj.

Hoteli në Halle të Gjermanisë, ku ata kaluan tre net bashkë në vitin 2010, sipas një vendimi të Gjykatës së Mynihut, nuk lejohet të tregojë emrin e njeriut me të cilin zonja kishte kryer aktin seksual, njofton Klan Kosova.

E drejta e njeriut për privatësi e tejkaloi kërkesën e gruas për pagesat e mbështetjes së fëmijëve, thotë vendimi.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, e njihte partnerin e saj si ‘’Michael’’ por në të njëjtin hotel gjendeshin dhe tre Michael të tjerë po ashtu, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Secili prej katër Michael-ët kishte të drejtën të “kontrollonte të dhënat e tyre dhe të mbronte familjen dhe martesën e tyre”, thoshte vendimi i Gjykatës së Mynihut.

Por, gruaja pohon se ajo kishte mbetur shtatzënë pasi kishte qëndruar me një ‘’Michael’’ në një dhomë në katin e dytë teksa kuptohet se ka një djalë shtatëvjeçar të quajtur Joel.

Gjykata vendosi se mungesa e detajeve të saj për njeriun ngriti rrezikun e të dhënave personale “thjesht duke u liruar rastësisht”.

Gjykata e Apelit në Mynih mbështeti vendimin dhe vendosi të mos e shqyrtojë rastin, një zëdhënëse e gjykatës i tha BBC.

Ligjet gjermane të privatësisë janë ndër më të rrepta në Evropë.

Është pjesërisht një trashëgimi e historisë – nën naziste, pastaj më vonë nën regjimi komunist të Gjermanisë Lindore, me mbikëqyrje masive ndërhyrëse, me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera