Rozë

Bëri bujë për fotot nudo, rrëfehet mbesa modele e Nishanit: E vërteta për marrëdhënien me një femër

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 16 September 2017

Biondja simpatike u bë e famshme kur fotot e saj nudo qarkulluan në të gjithë mediat. Beniada tërhoqi edhe më shumë vëmendje, kur u zbulua se ishte mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani.

Në një intervistë dhënë për “Bluetooth”, Beniada Nishani rrëfen se askush nga familja e saj nuk i ka kundërshtuar fotot sensuale që ajo bën. Më tej modelja seksi rrëfen se ndryshe nga sa duket në foto, është një tip i turpshëm. Shumë është përfolur edhe bashkëjetesa e saj me një femër, ndaj modelja na ka treguar se mes saj dhe mikeshës nuk ka asnjë raport, veç atij miqësor.

Je bërë e famshme për shkak të fotove nudo të bëra si modele në Itali. Si kanë qenë reagimet e ndjekësve?

-Advertisement-

Është e çuditshme të shohësh akoma në 2017 njerëz që skandalizohen kaq shumë nga foto nudo. Duhet të skandalizohemi nga gjëra të tjera. Shumë nëna dhe vajza më kanë dërguar mesazhe të mrekullueshme. Do të doja t’i falënderoja të gjitha këtu, kjo më bën të ndihem shumë mirë, sepse është një simbol i emancipimit të femrës drejt kulturës që ka qenë gjithnjë në disavantazh të femrave të guximshme dhe të emancipuara, subjekte të stereotipeve të vjetra. Kritikat më prekin, gjithkush është i lirë ta mendojë si të dojë. Ai që kritikon të tjerët mesa duket nuk ka asgjë për të bërë për vete.

Jeni mbesa e ish-Presidentit të Shqipërisë. Keni pas probleme lidhur me fotot nudo të postuara nga familja? Ka ndërhyrë dikush për të mos i postuar?

Jo, unë jam e para që gjykoj, vij nga një familje e mrekullueshme që e ka kuptuar që kur kam qenë fëmijë pasionin tim për artin, muzikën, pikturën dhe fotografinë. Kam frekuentuar liceun artistik ku pikturoja skulptura nudo. Nudizmi është një formë arti dhe nuk e mendoj se fotot e mia janë vulgare, përkundrazi, mendoj se disa veshje janë më vulgare sesa vetë nudizmi. Me këtë nuk dua të them se duhet të lëvizim pa veshje, sepse unë jam e para që nuk pëlqej shumë veshjet e hapura, të ekzagjeruara dhe do të duket e çuditshme, por veshja ime më e mirë është sportivja.

Si lindi dëshira për të bërë foto nudo? I keni pasion fotot nudo apo modelingun në përgjithësi?

Në të vërtetë jam një person shumë i turpshëm, kur kam filluar këtë karrierë nuk kam pranuar asnjëherë të zhvishem deri vitin e kaluar. Duke u rritur ka ndryshuar edhe mënyra se si e shoh unë botën e fotografisë. Kam udhëtuar shumë e kam njohur fotografë të ndryshëm, në veçanti Alberto Buzzanca. Një nga fotografët më të suksesshëm të Italisë, me të cilin kam pasur fatin të bashkëpunoj. Ai më ka hapur dyert e suksesit në botë dhe vizioni i tij mbi fotografinë më ka bërë të ndryshoj idenë mbi aspekte të ndryshme. Me të kam bërë disa sete fotografike përrallore, por më i miri s’ka dalë ende në treg. Gjithashtu, jam një admiruese e Helmut Newton.

Cilat janë pasionet e Beniadës përveç modelingut?

Siç e thashë dhe më parë, jam një fanse e artit në të gjithë format e tij, pikturoj që kur kam qenë e vogël, dhe herët a vonë do të gjej guximin të shfaq pikturat e mia, ndërkohë i dedikohem kinemasë. Jam e “fiksuar” pas filmave. Më pëlqen të përballem me të tjerët për të kaluar limitet e mia, në kinema ka adrenalinë të pastër. Kam gjithnjë shumë energji dhe me pasionet e mia të shumta, në fund arrij në shtëpi e kënaqur. Por, përveç këtyre pasioneve, kur kam pak kohë më pëlqen të bëj vullnetaren. E kam trashëguar nga gjyshja një ndjeshmëri të madhe dhe dëshirë për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë. Gjithkush nga ne në mënyrën e vet mund të bëjë diçka, dhe nëse një ditë do të bëhesha dikushi, do të doja të isha krye të një organizate njerëzore.

Duhet të kesh trup perfekt për të pozuar si një modele, qoftë edhe nudo? Çfarë kushtesh duhet të përmbushësh për të qenë në botën e modës?

Sigurisht që të bësh këtë lloj pune duhet sakrificë dhe të jesh gjithnjë në formë, e të hash shëndetshëm, që s’do të thotë që s’do hash fare. Nuk jam pjesë e modës, por punoj në fushën e fotografisë. Proporcionet më shumë se një fizik i mirë, janë dy gjëra të ndryshme, perfektja nuk ekziston. Ka modele “Curvy” që punojnë në botën e modës dhe janë shumë të kërkuara. Të qenit fotozhenik është një karakteristikë kryesore, së bashku me një fizik të mirë dhe mendje të shëndoshë, mund të arrijë shumë kënaqësi në punë.

Si lindi dëshira për të qenë pjesë e botës së modelingut, a ka qenë e vështirë? Cilat janë sfidat që ka hasur Beniada në këtë fushë?

Kam qenë gjithnjë një fëmijë kurioz, kam qenë si një djalë i vogël. Mami më qepte fustane të mrekullueshme dhe çdo ditë kisha një fustan të ri. Mendoj se kam pasur dollapin më të bukur kur kam qenë e vogël se sa tani që jam rritur. Por unë preferoja të vishesha si djalë. Ndërkohë që mami më vishte, babi ishte një njeri i apasionuar me teknologjinë. Ishte ndër të parët që ka blerë kamerën e parë që bënte foto, dhe unë isha subjekti i tij i preferuar. Më fotografonte gjithmonë në çdo event, gjente justifikimin për të bërë foto. Në shtëpi mund të kem albume me foto që nxënë gjithë dollapin. Kështu lindi pasioni im për modën dhe për artin, në shtëpi. Sfidat janë të shumta, e para ka qenë kur u largova nga shtëpia për të vazhduar shkollën e lartë për Fashion Design në Milano.

Keni bërë një fotosesion për një projekt amerikan. Si ka qenë ajo eksperiencë? Keni menduar për “Pleyboy”?

Këtë vit kam bërë punë të ndryshme, e kam pasur fatin të bëj foto më një fotograf të njohur, Enrico Riçiardi, i cili ka dashur të isha protagoniste në kalendarin e tij. Ky projekt do të realizohet në Amerikë, ku shpresoj të shkoj sa më shpejt, sepse së bashku me kinemanë, të pasurit një eksperiencë pune në SHBA është ëndrra ime më e madhe. Ndërkohë që kam pasur mundësinë të punoj e të pozoj edhe për “GQ” Italia. Servisi fotografik është realizuar në Sardenja nga një ekip fantastik i përbërë nga make-up artist më të mirë në Itali, gjithashtu edhe shoqja ime e pandarë, Yenny Rosales, e cila më shoqëron në shumë fotoshooting. Pleyboy? Pse jo? Sigurisht që ka revista të tjera më të bukura për nudo, por nëse nudizmi është bërë me elegancë, nuk e shoh vulgar. Vulgariteti qëndron në sytë e atij që e sheh.

Para dy muajsh keni thënë se keni nisur bashkëjetesën me modelen e njohur italiane. Si është të punosh dhe të jetosh me një femër ku bëni fotosesion nudo?

Po, në Milano jetoj me një shoqe, sepse të jetosh vetëm në një qytet të madh si Milano nuk është e lehtë. Por jemi vetëm dy femra që kanë të njëjtat pasione dhe ndihmojnë njëra-tjetrën.

Shumë zëra kanë hapur fjalë se mes ju të dyjave ka diçka më shumë se miqësi. A është e vërtetë?

Gazetat e kanë interpretuar bashkëjetesën tonë si një raport intim, por e vërteta është se jemi shumë shoqe dhe kaq! Një puthje apo një përqafim midis mikesh, besoj se është diçka normale. Kam shumë mikesha dhe miq homoseksual dhe çdokush është i lirë ta mendojë si të dojë. Kush jemi ne për t’i gjykuar? I vetmi person që unë gjykoj dhe kritikoj është vetja ime.

A është dikush i rëndësishëm në jetën e Beniadës?

Në jetën time janë disa persona të rëndësishëm: mami dhe babi si edhe vëllai i vogël. Edhe pse kemi 6 vjet diferencë, ai është 20 vjeç dhe është forca ime, truproja im dhe miku im më i mirë të cilit i tregoj çdo gjë. Më të rëndësishëm se ata? Askush për të cilin do të jepja jetën. Pastaj jam e rrethuar nga mike fantastike. Jemi një grup praj 4 femrash që kur dalim së bashku bëjmë rrëmujë. (qesh)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera