Sport

Bëri 50 paraqitje zyrtare me Liverpoolin, ky është reagimi i Xherdan Shaqirit

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 18 January 2021

Xherdan Shaqiri e nisi nga minuta e parë takimin e mbrëmshëm që Liverpooli e zhvilloi me Manchester Unitedin, në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit luajti për 74 minuta, në sfidën që përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Shaqiri arriti shifrën e 50 paraqitjeve zyrtare me skuadrën nga ‘Anfieldi’.

-Advertisement-

Pas këtij suksesi numri 23 i Liverpoolit bëri një reagim në llogarinë e tij zyrtare në twitter, ku u shpreh krenar për këtë arritje.

“Krenar që regjistrova paraqitjen e 50-të për Liverpoolin”, shkroi mesfushori me prejardhje shqiptare.

Ky është viti i tretë që Xherdan Shaqiri është pjesë e skuadrës së Liverpoolit./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera