Lajme

Berat Rukiqi thotë që zvarritja e proceseve për krijimin e qeverisë po dëmton bizneset

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 18 November 2019

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka folur për krijimi ne qeverisë së re, e formimit të qeverisë.

Sipas tij, zvarritja e krejt këtyre proceseve, ku vendi tanimë nuk ka legjislativ, po dëmton bizneset, shkruan gazeta inFokus.

“Na në fakt këtë e masim, nuk e kemi matë ende për shkak që bëhet çdo tre muaj presim muajin dhjetor e ta vlerësojmë saktësisht, në çdo tre muaj e shohim konfidencën e bizneseve në raport me zhvillimet në vend, nëse e shohim në periudhat ku kemi pas këso vonesa, kemi pas ulje të konfidencës e pritjes qoftë për punësim e performancë më të mirë, edhe tash pothuajse po kalojmë një muaj e gjysmë nëse e shohim në aspektin procedural mund të kemi periudhë disa javore, nuk pres nga kjo periudhë impakt pozitiv por po shihet e do të ketë impakt negativ në performancën e bizneseve”, ka thënë Rukiqi në emisionin Debat në RTK.

-Advertisement-

Tutje Rukiqi ka thënë që vendi pa qeveri nuk është prej 6 tetorit, por edhe më herët.

E sipas tij, tani kanë mbetur edhe shumë ligje të rëndësishme pa kaluar në kuvend, e që veç bizneseve vendore, ekonomia e Kosovës po dëmtohet edhe nga efekti që kjo punë po ka në bizneset e huaja.

“Ne nuk e kemi prej 6 tetorit pa qeveri funksionale, na krijojnë zhagitje në vendimmarrje, ka shumë ligje të rëndësishme që presin në parlament e ka edhe shumë tjera që nuk kanë fillu apo iniciu fare, ndërsa ajo që dua të theksoj është një aspekt që shpesh injorohet nuk jepet rëndësia e duhur është faktori kohë, në një vend ku mund të ketë matje për bursa e çmime të kapitalit, kjo do vërehej menjëherë. Është krijuar paparashikueshmëri edhe në bizneset tona por edhe tek të huajat”, ka thënë Rukiqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera