Lajme

Berat Rukiqi: S’ka asnjë projekt investiv që ka ndikuar në zhvillim ekonomik e as në krijim të vendeve të punës

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 18 August 2024

Kryeministri Albin Kurti thotë se Kosova renditet e dyta në Europën në zhvillim (që përfshin Europën Qendrore dhe Lindore, Baltikun, Ballkanin dhe Kaukazin e Jugut) dhe e pesta në mbarë botën sa i përket tërheqjes së nivelit më të lartë të FDI në raport me GDP-në.

Por ndaj postimit të kryeministrit Kurti ka reaguar zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, i cili ka thënë se nuk ka asnjë projekt investiv që ka ndikuar në zhvillim ekonomik e as në krijim të vendeve të punës, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

-Advertisement-

Investime te Huaja ne Kosove jane:

1. Patundshmerite

2. Riiinvestimi i fitimeve te bankaveRrjed

himisht, nuk ka asnje projekt investiv qe ka ndikuar ne zhvillim ekonomik e as ne krijim te vendeve te punes.

Gjuha per luften dhe rreth luftes e Kryeministrit, ne çdo medium global, ka nxitur dekurajim dhe frenim te investimeve te jashtme dhe te brendshme.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera