Lajme

Berat Rukiqi e krahason Kurtin me Gruevskin: Veprimi totalitar ndaj Klanit, fillimi i fundit të regjimit të tij

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 28 July 2023

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë krahasim të kryeministrin Albin Kurti dhe ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Grueskvi dhe veprimet e tyre ndaj mediave.

“Viti 2010, Maqedoni Veriore, Kryeministër: Nikola Gruevski. Rasti i fundit i mbylljes të një mediumi në Evropë, me motive politike, nga një diktator tjetër në këtë rajon, Nikola Gruevski. Ky vit dhe ky veprim, ishte fillimi i fundit të tij, në një kohë kur gëzonte përkrahje enorme politike. Nuk shkoj gjatë dhe regjimi i tij morri fund. I njëjti sot gëzon statusin e azilantit politik në Hungari”, ka shkruar Rukiqi.

“Viti 2023, Republika e Kosovës, Kryeministër: Albin Kurti. Me motive të pastra politike dhe hakmarrëse, mbyllet televizioni më i madh dhe më kredibil në vend: Klan Kosova”.

-Advertisement-

“Le të mbahet mend, ky veprim totalitar kundër një mediumi, është fillimi i fundit të regjimit të PolitByrosë të Albinit dhe Dejonës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera