Lajme

Berat Buzhala vazhdon talljen me budallallëkun e Agim Bahtirit e Valon Ramadanit

Autori: Islam Morina 18:38 | 12 October 2021

Gazetari Berat Buzhala, vazhdon të tallet me budallallëkun e dy kandidatëve për kryetarë komune nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, konkretisht me Agim Bahtirin dhe Valon Ramadanin.

Bushala kësaj radhe ka shpërndarë një video ku Bahtiri shfaqet gjithë perla në vokabularin e tij duke prezantuar para audiencës programin qeverisës për Mitrovicë, shkruan Gazeta Infokus.

Vokabulari i Bahtirit lë për të dëshiruar dhe do të tmerronte çdo gjuhëtar të mirëfilltë.

-Advertisement-

Kurse Buazhala ka thënë me ironi se Mitrovica meriton një 12 vjeçar qeverisje nga Bahtiri, kurse për kandidatin e Ferizajt, Valon Ramadani ka thënë se ka potencial të mjaftueshëm për të ia vjedhur “Shoë-in”, Agim Bahtirit.

Ramadani dha një premtim të çuditshëm dhe qesharak kur tha se do të organizojë “Mis gjyshen” në Ferizaj.

“Hajde vec edhe pak edhe u nisem. Po ta çlirojme edhe Mitrovicen prej klanit Pronto. Premtojme arsim dhe edukim cilesor. Premtojme rritje te vetedijes qytetare. Premtojme kulture dhe emancipim. Mitrovica, kjo vater e muzikes dhe qytetarise, e meriton nje qeverisje 12 vjecare te zoteriut.
E bre syte e djalit, qiky kandidati i Ferizajit ka potencial te mjaftueshem me ia vjedhe shoë’in Gimes. Qysh ka hy ne skene. Vec i ka thane Gimes “majma qet birre, kqyre cka boj une”, ka shkruar Buzhala ne Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera