Lajme

Berat Buzhala: Kurti shkatërroi raportet me shtetet mike, Hoti po i përmirëson

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 25 October 2020

Gazetari Berat Buzhala ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti e ka ftohur ‘lojën’ në vend.

Ai deklaroi se Kosova ka nevojë për një kryeministër që është lojal ndaj shteteve të fuqishme mike.

“Kosova ka nevojë për liderë dhe për miq. Një vend i vogël siç është Kosova ka nevojë për një kryeministër lojal ndaj shteteve mike e që thith gji edhe në SHBA edhe BE, e jo një kryeministër që flet si me qenë kryeministër i Bashkimit Sovjetik, tha Buzha në emisonin “N’Konak”.

-Advertisement-

Sipas tij Hoti po udhëheqë shumë mirë në këtë aspekt.

Tutje Buzhala shtoi se veprimet e ish kryeministrit, Albin Kurti në raport me vendet e huaja kanë qenë skandaloze.

Klikoni këtu për intervistën e plotë të gazetarit Berat Buzhala dhënë N’Konak me Kosovë Gjocin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera