Berat Buzhala i është drejtuar ndjekëseve në FB me një lutje për “inati” të Fitore Pacollit
Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 14 July 2022
Gazetari Berat Buzhala, iu është drejtuar ndjekësve të tij në rrjetin social “Facebook”, me një lutje, për “inatin” e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollit, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo pasi që Pacolli në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga qeveria që të marrin masa ndaj mediave në Kosovë, meqë sipas saj, në raportin e Parlamentit Evropian thuhet që “kohëve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media”.
“Viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online, të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe për shantazh politik. Pra këtu kërkojmë vemdnjen e Kuvendit dhe qeverisë që të marrim masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave, transparencën si dhe me indentifikimin e pronësisë së mediumeve”, është shprehur Pacolli në Kuvend.
Ndërsa Buzhala, në postimin e tij ka kërkuar që në faqen e tyre “Nacionale Video”, të iu bëhet sa më shumë folloë për shkak se nuk mund të marrin reklamë pa i bërë 10 mijë ndjekës.
“Shoke dhe shoqe, e kam nje lutje, pak edhe per inati te Fitore Pacollit: Na Nacionalja e kemi edhe qet faqe ne Facebook, Nacionale Video, ku do t’i publikojme plot video tonat, e qe kemi fillu me publikimin e videove te Ditarit tem. Kjo faqe i i ka 9 mije e dicka ndjekes. Ne menyre qe me shpresu me marre reklama prej saj, na duhet me i pase ma shume se 10 mije ndjekës”, ka shkruar Buzhala në Facebook.
Po ashtu ai shtoi se po mundohet pushteti me na ra në qafe.
“Hajt motrat e mia, se a po e shihni qysh po mundohet pushteti me na ra ne qafe, e ne nime na duhen pare. Shkojme 1….., 2…., 3”, ka shtuar Buzhala.
E gjithë kjo për të i bërë një lloj “disi”, deputetes së Vetëvendosjes që kërkoi nga Kuvendi dhe qeveria të marrin masa ndaj mediave në Kosovë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...