Lajme

Berat Buzhala e ‘këshillon’ Vjosa Osmanin: Edukoje Prindonin, atë fëmijaq

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 01 December 2021

Gazetari Berat Buzhala, ka folur presidenten Vjosa Osmani, ku ka thënë se problemi i vetëm i saj është bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, shkruan Gazeta Metro.

Në Klan Kosova, Berat Buzhala ka komentuar presidentet Osmani, për të cilën ka thënë se nuk është e korruptuar.

“Intelektualisht është inferiore ndaj Kurtit. Problemi i saj më i madh inferioriteti ndaj Kurtit dhe kjo kohë pas kohe po ka një dëshirë që me bind Kurtin se është më radikal se ai”, ka thënë Buzhala.

-Advertisement-

Tutje ai ka thënë se problemi i saj i vetëm është bashkëshorti Prindoni.

“Bashkëshorti i saj po intereferon, po interferon në Ministri të Jashtme, në ambasada. Ai shkruan publikisht, për mediat e vendit dhe i linçon. Çka fol ti (Prindoni), i veshet Vjosa Osmanit. Kjo (Vjosa Osmani) do të duhej ta edukonte atë fëmijaq”, ka thënë Buzhala.

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindoni disa herë ka linçuar mediat për raportime që atij nuk i kanë pëlqyer.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera