Rozë

“Bëra tre operacione brenda vitit”, modelja shqiptare rrëfen tmerrin: Do kisha vdekur në vend

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 08 December 2021

“E kam thyer tërë dorën, para se të punoja, po bëhesha gati për grim dhe rrëshqita në banjë, theva dorën në hotel. Kam pasur tre operacione brenda një viti. S’i kam ndier fare gishtat, ndoshta deri në dy vjet, por shyqyr Zotit që kam pasur një doktor humb të mirë dhe sot më punon dora në rregull.

Jam shumë me fat se mund të ishte shumë më keq se sa vetëm dora.

Jam vrarë edhe këtu (tregon ballin), por shyqyr Zotit që nuk kam rënë nga ana tjetër se do i kisha rënë tualetit dhe do kisha vdekur në vend. S’ma kishte marrë asnjëherë mendja se një rrëshqitje në banjë mund të ma shkaktonte këtë dëmtim. Ka qenë shumë e keqe, shumë e vështirë… Kjo ka ndodhur para 4-5 vitesh”, rrëfeu modelja.

Të tjera