Lajme

Beqiri lartëson punën e Mustafës: Kosova të ndihet mirë me qeverisjen e tij

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 10 May 2017

Menjëherë pas kalimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë “Mustafa”, shefi i grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri ka folur për mediat.
Ai është shprehur i habitur nga mënyra se si kanë rrjedhur votat për votimin e mocionit.

Beqiri ka lavdëruar punën që Isa Mustafa ka bërë gjatë qeverisjes së tij si kryeministër i Kosovës.

“Ajo që mund të ju them është se Kosova duhet të njihet jashtëzakonisht mirë që Kosova u qeverisë nga Isa Mustafa si kryeministër. LDK këtë vit i bën 28 vite, dhe edhe kësaj here do të dëshmohet para qytetarëve se së paku nga niveli qendror kemi çka t’u themi qytetarëve për punën që është bërë”, ka thënë Beqiri.

-Advertisement-

Tutje ai ka thënë se partia e tij nuk është në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me ndonjë koalicion të mundshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera