Lajme

Beqir Sefa polici që u rrëmbye nga njësitë speciale serbe ishte edhe me grupin e policëve të ngujuar nga barrikadat në vitin 2022

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 16 June 2023

Beqir Sefa njëri nga policët e rrëmbyer të mërkurën në veri të Kosovës nga njësi speciale të ushtrisë serbe, ka qenë edhe në grupin e policëve të cilët në vitin 2022 për shkak të barrikadave mbetën të ngujuar me javë të tëra në kushte tejet të rënda.

Këtë e ka konfirmuar, vajza e vëllait të Beqir Sefës, e cila punon ne Parlamentin Evropian, shkruan Gazeta Infokus.

Nora Sefa ka rrëfyer se e mori vesh për kidnapimin e xhaxhait të saj nga presidentja, Vjosa Osmani në fjalimin e saj në PE.

-Advertisement-

Derisa ka shtuar se, Beqir Sefa ishte po ashtu njëri ndër policët e të cilët në vitin 2022 mbetën të ngujuar për më shumë se 12 ditë pas vendosjes së barrikadave në veri.

Kujtojmë se për shkak të vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale serbe në dhejtor të vitit që lamë pas shumë policë të Kosovës, mbetën të bllokuar në  Leposaviq dhe Jarinjë, , ndërkohë që po ruanin sigurinë e vendit.

Pesë njësi policore në veri u përballen me situatë të pazakontë, si mungesë pastrimi, ushqimi e vend për të fjetur. E njëri ndër këta policë ishte edhe Beqir Sefa i cili po mbahet në Kralevë pasi së bashku me Shemsi Mustafën dhe Rifat Zeka.

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se sot deri në orën 12:30 duhet të vendoset për ta meqë iu skadon 48 orëshi i ndalimit policor./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera