Beqaj: Veprimi i sotëm tregon se Vuçiqi ka skenar tjetër
Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 07 September 2018
Profesori i shkencave politike, Behlul Beqaj, në Express Intervistën në KTV ka folur për takimin e dështuar mes presidentit Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiq, sot në Bruksel.
Beqaj ka thënë se ajo çka ndodhi sot në Bruksel, është një indikator shumë serioz që thotë se janë bërë hapa të gabuar, pasi normalizimi i raportove, s’mund të bëhet si me veprimet e sotme.
Politologu Beqaj tha se rrjedhimisht marrëveshjet që janë zhvilluar e disa prej tyre s’janë realizuar fare, sikur të ishin të qëndrueshme me vullnetin politik të të dy anëve, sot epilogu i normalizimit të raportove do të arrihej.
“Në pritjet më të mëdha ndodhi ajo e sotmja, kuptohet që nga takimet e deritanishme ka pasur qëllime tjera. Kemi kërkesë interesante nga Vuçiqi, i cili sot kërkoi edhe të ndërpriten të gjitha kontaktet në Kosovë. Kështu nuk ka normalizim, s’mund të ketë përfundim normal”, tha ai.
Beqaj tha se mund të ndodh një veprim nga Serbia, që gjithë angazhimin e deritashëm mund ta hedhë poshtë, madje siç tha ai, edhe angazhimet e politikanëve kosovarë.
“Veprimi i sotëm mund të tregojë se ai (Vuçiqi) ka skenar tjetër”, tha ai.
Sipas Beqajt, madje po ka manipulime edhe me shqiptarët e Luginës.
“Dialogu ka nisur mbrapsht, jo mbarë, tash ka nisur të diskutohet për Luginën. Ata po diskriminohen, por ky diskriminim është i kamotshëm”, tha Beqaj, duke shtruar se problemi nuk është shtruar si duhet nga pala kosovare.
“Nuk mendoj se territori ku shtrihen pakicat serbe është i pamjaftueshëm. Nuk besoj se territori është arsye pse shqiptarët në Serbi janë të diskriminuar”, tha ai, e shtoi se fajtor janë ata që e bënë politikën në Serbi e ata që po e bëjnë politikën në Kosovë.
Beqaj foli edhe për seancat e dështuara nga pozita e opozita që prej 4 shtatorit.
“Nëse dështojnë dy seanca, atëherë do të thotë se është ndezur drita e kuqe në Kuvendin e Kosovës. S’ka as legjitimitet më. Kjo i bie që kemi dështuar në politikë bërje”, tha ai.
Beqaj tutje foli për takimin e mundshëm në javët në vijim nga Thaçi e Vuçiqi.
“Kocijançiq njoftoi për takim të radhës, por ç’rëndësi ka kur tani dolën të metat e tyre. U pa një realitet që ishte mbajtur fshehur”, tha ai.
Politologu Beqaj në fund të Express Intervistës në KTV tha se Thaçi e Vuçiqi mund të arrijnë marrëveshje, por do të jetë shumë vështirë e zbatueshme sepse sipas tij, ata e kanë privatizuar marrëveshjen.
Të tjera
-
Letra e PDK-së vlerësohet si test i gatishmërisë së partive për zgjedhjet
Letra drejtuar liderëve të partive parlamentare nga ana e kreut të PDK-së, Me...
-
Një aeroplan i Luftës së Dytë Botërore rrëzohet në Britani të Madhe, vdẹs piloti
Një avion luftarak i kohës së Luftës së Dytë Botërore, Spitfire, u rrëzua në ...
-
Mësohen shkaqet e rrëzimit të avionit në Kroaci
Shërbimi Kroat i Shpëtimit Malor HGSS ka dalë me detaje dhe foto nga rrëzimi ...
-
Një i vdẹkur e katër të plagosụr nga rrëzimi i avionit në Kroaci
Një person ka humbur jetën dhe katër pasagjerë janë lënduar si pasojë e rrëzi...
-
Uashingtoni “shumë i shqetësuar”për stërvitjet kineze në Ngushticën e Tajvanit
Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara janë “t...
-
“The New York Times”: Richard Grenell i propozoi Presidentit Trump që ta vizitojë Hashim Thaçin në Hagë
E përditshmja amerikane, “The New York Times”, ka publikuar një artikull të g...
-
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terrorịstëve nga Banjska
Kah ikën u panë, e si dolën nuk dihej. Megjithatë, 8 muaj pas, në aleancën...
-
PDK-ja aktivizohet në diasporë, organizon Kuvendin e partisë në Finlandë
Me një organizim nga PDK-ja, sot në Finlandë, u themelua Këshilli për Organiz...
-
Ministri Xhelal Sveçla me çiklistë në Bërnjak, bëjnë homazhe tek pllaka e heroit Enver Zymberi
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se me ftesë t...
-
“S’kemi lënë kënd pa e numëruar” – Kryeministri Kurti flet për regjistrimin e popullësisë
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar edhe njëherë pas përfundimit të proc...
-
Nga zëvendëskryeministër i Kosovës, Goran Rakiq emërohet përfaqësues i Serbisë në Asamblenë e NATO-s
Në një mandat zëvendëskryeministër, e në dy mandate të tjera, Goran Rakiq ka ...
-
Gjakovë: Mjeti shpërthyes ia këpụt shụplakën e dorës, dërgohet në Prishtinë për trajtim
Personi që mbeti i lënduar nga një mjet shpërthyes në fshatin Babaj Bokës të ...