Lajme

Beqaj: Telekomi duhej të privatizohej, diskutohej nga persona që si kanë lexuar dy faqe

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 20 October 2020

Ish ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj është duke raportuar para deputetëve të  Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Beqaj ka thënë se se Telekomi i Kosovës është dashur të privatizohet në kohën sa ai ishte në krye të ministrisë.

Ai po ashtu ka thënë se me keqardhje duhet ta pranojë që për Telekomin diskutohej nga persona që nuk i kishin lexuar as dy faqe të një libri.

-Advertisement-

“Sipas mendimit tim, është dashur të privatizohet atëherë, por rrethanat kanë qenë tjera”, ka thënë Beqaj.

“Unë personalisht kam besuar dhe besoj që procesi i privatizimit është esencial. Kjo është bindje personale e imja dhe unë kam kontribuar që ky proces të shkojë mirë”, ka theksuar ish-ministri.

“Është e vërtetë që procesi i Telekomit ka qenë proces jashtëzakonisht i diskutuar. Duhet ta them me keqardhje që është diskutuar nga njerëz që kurrë në jetën e tyre një faqe nuk e kanë lexu”, ka thënë Beqaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera