Ekonomi

Beqaj: Të rinjtë, e ardhmja ekonomike e këtij vendi

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 19 March 2018

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, në ligjëratën e mbajtur para studentëve të AUK-ut i ka informuar ata për objektivat dhe planet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si dhe për të ardhmen ekonomike të vendit, në prizmin e përkrahjes dhe avancimit të ekonomisë digjitale, shkruan Infokusi.

Beqaj ka thënë se e ardhmja ekonomike e Kosovës është rinia e shkathtë dhe e edukuar, e cila po lëvizë më shpejt se sa institucionet, në trendet globale të ekonomisë dhe teknologjisë.

“Kosova do të bëhet qendër rajonale e promovimit të inovacionit me të rinjtë e saj që posedojnë shumë shkathtësi dhe të cilët janë e ardhmja ekomomike e Kosovës”, tha Beqaj.

-Advertisement-

Ai gjatë vizitës në AUK ka bashkëbiseduar me presidenten e këtij institucioni  Sharon Y. Hart, në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera