Beqaj: Qeveria po synon nivelet e ulëta të deficitit buxhetor dhe borxhit publik
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 25 May 2018
Me ftesë të Presidencës se Këshillit të Bashkimit Evropian, ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, ka marrë pjesë në Dialogun Ekonomik dhe Financiar në mes të Bashkimit Evropian, vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në nivel politik, që është mbajtur në Bruksel.
Fokusi i këtij dialogu ishte në temën: “Forcimi i kornizës fiskale si kontribut në konvergjencën ekonomike”.
Ministri Beqaj ka theksuar përkushtimin e Qeverise se Republikës se Kosovës për të ndjekur një strategji konservatore të politikës makroekonomike, duke synuar nivelet e ulëta të deficitit buxhetor dhe borxhit publik.
“Objektivat e Kosovës janë: vazhdimi i investimeve kapitale, racionalizimi i shpenzimeve operative, përmirësimi i efektivitetit të subvencionimit, mobilizimi i të ardhurave përmes zgjerimit të bazës tatimore e jo rritjes së tatimeve, rritja e eksporteve, si dhe zhvillimi ekonomik i vendit”, theksoi ministri Beqaj.
Në fund të dialogut pjesëmarrësit kanë miratuar konkluzionet për secilin vend.
Në konkluzionet e përbashkëta për Kosovën thuhet se “Me gjithë koston më të lartë se parashikimi i kemës së pensioneve të veteranëve të sapo futur, Kosova ka ruajtur qëndrueshmërinë e financave publike” . Është konstatuar po ashtu se Kosova vazhdon të ketë borxh publik të ulët, si dhe parashikimet e vitit 2018 për të ardhura më të larta buxhetore mbështeten kryesisht në përmirësimet në mbledhjen e të ardhurave dhe rritjen e aktivitetit ekonomik.
Kosovës iu rekomanduan veprime në disa fusha të shoqëruar me masa në planifikimin makro-fiskal, në planifikimin e investimeve shumëvjeçare, për të luftuar ekonominë informale, si dhe masa për plotësimin e futjes së skemës së sigurimeve të përgjithshme shëndetësore.
Të tjera
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...