Lajme

Beqaj në konferencën “Digitalks”: Synojmë që Kosova të bëhet qendër rajonale e zhvillimit ekonomik

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 12 October 2018

Ka filluar konferenca ndërkombëtare e ekonomisë digjitale “Digitalks” në Prishtinë.

Sipas ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj kjo konferencë synon që Kosovën ta bëj qendër rajonale të zhvillimit ekonomik, raporton Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ai theksoi se ka nevojë që të ndryshohet koncepti i Zhvillimit Ekonomik.

“Ne si politikbërës jemi të vetëdijshëm se trendet e ekonomisë po ndryshojnë dhe këto trende janë drejt  digjitalizimit të  ekomonisë”, theksoi ai.

Në këtë konferencë e cila është e para e tillë që po organizohet në Kosovë, po merr pjesë edhe komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera