Beqaj: Gjermania është donatori më i madh financiar në Kosovën e pasluftës
Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 06 August 2018
Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim ka pritur në takim miqësor ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë z. Christian Heldt. Tema të diskutimit në takimin në mes të Ministrit Beqaj me ambasadorin Heldt ishin: përkahja e Kosovës nga Gjermania në proceset integruese të vendit, rritja e mbështetjes ekonomike, në veçanti në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, realizimi në praktikë i marrëveshjes për bashkëfinancim të projekteve inovative në mes të MIN-së dhe GIZ-it, si dhe funksionalizimi i Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren.
Ministri Beqaj, përmes ambasadorit Heldt e falenderoi Qeverinë e Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, në veçanti për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në përkrahjen e projekteve inovative, jetike për ekonominë e Kosovës.
“Gjermania është donatori më i madh financiar në Kosovën e pasluftës. Këtë trend të bashkëpunimit po e mbajmë dhe po synojmë ta rrisim me Ambasadorin e Gjermanisë SHT z. Christian Heldt në rritjen e kapaciteteve të sektorit privat në Kosovë. Do të vijojmë të punojmë me një agjendë të përbashkët për suksese të mëtutjeshme”, tha me këtë rast ministri Besim Beqaj.
Ministri Besim Beqaj po ashtu e njoftoi ambasadorin gjerman edhe me të arriturrat e Ministrisë që nga themelimi, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së sektorit privat për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe digjitalizim të ekonomisë së vendit në hap me trendet globale ekonomike, fushë në të cilën po jep kontribut të rëndësishëm edhe shteti gjerman.
Të tjera
-
Olaf Scholz edhe zyrtarisht kandidat i SPD-së për kancelar të Gjermanisë
Partia Socialdemokrate SPD ka vendosur edhe zyrtarisht që kancelari i tanishë...
-
Aktivizohet shërbimi i verifikimit të diplomës nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut në e-Kosova
Është aktivizuar shërbimi i verifikimit të diplomës në platformën e-Kosova, p...
-
Pamje nga përlẹshja, bëhen “llom” deputetët në Kuvendin e Serbisë
Debati i deputetëve të Kuvendit të Serbisë për Propozimin e Buxhetit për viti...
-
Gjermania “lodhet” nga ukrainasit/ Nëse fitojnë zgjedhjet, konservatorët do shkurtojnë ndihmat për 1.2 milionë refugjatë
Nëse partitë konservatore CDU-CSU, fitojnë zgjedhjet e shkurtit 2025, ato mun...
-
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për këshilltarin e tij dhe vëllaun e Fitore Pacollit
Faton Peci, ministër i Bujqësisë i ka “rënë pishman” për grantet që i dha kës...
-
Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një “rezervë kombëtare me bitcoin”
Ardhja e Donald Trump si “presidenti i parë i kriptove” ka trazuar industrinë...
-
Kurti pret në takim kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqed...
-
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve në Maqedoninë e Veriut, i papranueshëm
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi i ka shprehur shqetësimin kryetarit të Kuvendit ...
-
Lushtaku iu shkon për vizitë ish-krerëve të UÇK-së: Do të kthehen në mesin e popullit, drejtësia triumfon
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku sot ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, Hashi...
-
Tahiri: Të shpërfaqet qeverisja e dështuar e Kurtit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri...
-
Çadraku flet për katër të akuzuarit dhe anëtarët e tjerë të UÇK-së
Dëshmitari Halil Çadraku gjatë dëshmisë së tij në Hagë, të hënën ka folur për...
-
Abdixhiku sot në Vushtrri e shpalosë programin për arsim
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot në Vushtrri do ta shpalosë progra...