Lajme

Beqaj e tall Hashim Thaçin: Ai mendon se çdo veprim i tij duhet të ketë peshë historike

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 16 October 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi nga homologu i tij shqiptar Ilir Meta që t’ua mundësojë kosovarëve shtetësinë e dyfishtë dhe të përfitojnë liberalizim vizash për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së.

Por një kërkesë e tillë u refuzua qysh në start nga Meta.

Por kjo kërkesë e të parit të shtetit, po shihet si diskutabile. Njohësi i rrethanave politike në vend, Belul Beqaj, konsideron se Thaçi “po kërkon vëmendjen dhe njëkohësisht po tregon pafuqinë politike”.

-Advertisement-

“Motivi i z.Thaçi është shumë diskutabil. Në njërën anë tregon pafuqinë e shtetit kryetarë i të cilit është, se nuk është në gjendje për të gjetur një zgjidhje të tillë, në anën tjetër në mënyrë indirekte bartë problemin e brendshëm tek politika dhe politikanët e Shqipërisë”.

Beqaj, që është ligjërues në Universitetin e Prishtinës, thotë se presidenti po kërkon vëmendje me çdo veprim. Profesori Beqaj , përveç vëmendjes së Thaçit, e sheh problematike edhe standardin jo profesional të mediave.

“S’ka dilemë se ai mendon se çdo veprim i ti, i mirë apo i keq , duhet të ketë vëmendjen dhe peshën historike. Por, realisht ky nuk është vetëm problem i tij por edhe standardit jo profesional të mediave”, thotë Beqaj për lajmi.net.

Beqaj thotë se Thaçi ka dhënë mesazh serioz, edhe pse është thënë jo seriozisht propozimi për dy shtetësi.

“Ideja për dy shtetësinë ka mesazhe serioze edhe pse është thënë jo seriozisht. Kështu dëshiron për të marr patronatin, para Vetëvendosjes , për bashkimin shqiptarë “.

Njohësi i rrethanave politike, po mendon se “Thaçi është para ballafaqimit me të kaluarën e tij që deri më tashti nuk është bërë publike”.

Kujtojmë se presidenti kishte po ashtu një kritik të ashpër për Bashkësinë Ndërkombëtare ku i “akuzojë” për izolim dhe mos liberalizim vizash, duke pretenduar se Kosovës i është premtuar liberalizimi dhe ushtria pas themelimit të Gjykatës Speciale.

Kjo u kundërshtua nga Bashkësia Ndërkombëtare, ndrysa presidenti doli më pas dhe tha se është keqkuptuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera