Lajme

Beqa për gjuajtjen me armë të Gashit: Secili që e shkel Ligjin, duhet të përgjigjet para tij

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 26 January 2018

Hajdar Beqa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës e ka komentuar gjuajtjen me armë në një aheng të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi.

“Nuk është mesazh i mirë që një zyrtarë i lartë i shtetit të bëj një veprim të tillë, e sidomos kur është e ndalur me ligj”, ka thënë Beqa në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Të gjithë ata qe e shkelin ligjin duhet të përgjigjen para ligjit, sidomos zyrtarët sepse kanë përgjegjësi me të madhe”.

-Advertisement-

“Ne duhet t’i respektojmë të traditat, por ne e kemi obligim mbi të gjitha t’i respektojmë ligjet sepse jemi në shekullin XXI”.

“Konsiderojë se tash Prokuroria duhet të punojë për këtë çështje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera