Lajme

Beqa e fton Kurtin urgjentisht në Kuvend: Çka ke pranuar o Albin?

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 06 February 2023

Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi të hënën se e ka pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”.

Kësisoj, ligjvënësi opozitar i është drejtuar shefit të qeverisë me një sërë pyetjet mbi këtë temë.

Një nga to është se çfarë ka pranuar Kurti apo çka përmban kjo marrëveshje.

-Advertisement-

Beqa pyeti gjithashtu se a ka njohje reciproke mes Kosovë dhe Serbisë si dhe a ekziston asociacioni në ujdi.

“Çfarë ke pranuar o Albin? Çfarë përmban propozim – marrëveshja? A ka njohje reciproke në mes dy vendeve? A eshtë në frymën Kushtetuese? A ka Asociacion ? Nëçoftëse po, a e konsideroni tradhti kombëtare tani? Ku të mbetën kauzat e mashtrimit? Ku mbeti transparenca ndaj qytetarëve?”, ishin disa pyetjet e Beqajt karshi Kurtit.

Mes tjerash, Beqa e ka ftuar Kurtin urgjentisht të vijë në Kuvendin e Kosovë për të sqaruar se çfarë ka pranuar në dialog.

“Se parimet dhe qëndrimet i ke ndryshuar me shpejtë se era! Kryeministër nuk është Kosova “Byro” e VV me vendos me Sfeqla & Durmishi Company. Urgjentisht Kryministër duhesh me ardhë ne seancë plenare me na sqaru çka ke pranuar? Kosova është Republikë parlamentare dhe një marrëveshje diskutohet e pastaj pranohet dhe tërë kjo vetëm përmes votës në Parlament, e jo siç ti dëshiron”, përfundoi Beqa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera