Lajme

Beogradi vazhdon kërkesën e njëjtë: Njëri nga postet udhëheqëse t’i takojë serbëve

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 03 July 2017

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se takimi i sotëm në mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij serb Aleksandar Vuçiq do të miratojë një relaksim të tensioneve dhe të punohet në implementimin e asaj në çfarë është rënë dakord.

Gjuriq ka thënë se bëhet fjalë për përmbushjen e figurave kyçe politike të serbëve dhe kosovarëve, sepse sipas tij këto janë më komente në përfaqësimin legjitim të zgjedhur të vendit dhe përfaqësuesve shqiptarë nga Kosova.

Ndër të tjerash Gjuriq ka përsëritur deklaratën e para disa ditëve se nëse kryetari i Kuvendit të Maqedonisë mudn të jetë përfaqësues i bashkësisë jo shumicë, shqiptar, nuk ka arsye që në krye të njërit nga tri funksionet udhëheqëse në Kosovë, të jetë serb.

-Advertisement-

“Mendoj se është rasti të tregohet se serbët në Kosovë nuk duhet të jenë vetëm dekor, por se ata duhet të zënë njërin nga funksionet më të rëndësishme në krahinën tonë jugore dh ese fjala e tyre duhet të merret para sysh dhe të respektohet”, ka thënë Gjuriq, raporton b92, transmeton Indeksonline.

Sipas Gjuriq kushdo që do të formojë Qeverinë e Kosovës, çështja e rolit të përfaqësuesve politik serb në institucione është e hapur./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera