Lajme

Beogradi thotë ka 3.500 dokumente për krimet mbi serbët në Dukagjin e Drenicë

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 14 August 2018

Beograd, 14 gusht – Në një konferencë të mbajtur sot në Beograd mbi pësimet e serbëve dhe të joshqiptarëve të tjerë në Kosovë, siç thuhet në raportimin e FoNet-it, u pohua të jenë grumbulluar 3.500 dokumente për zonat e përgjegjësisë Dukagjin e Drenicë, të gatshme për t’iu dorëzuar Prokurorisë Speciale për Krime të Luftës të UÇK-së. Me këtë rast u tha se pritet që prokurori i ri Jack Smith, që do të nisë detyrën nga shtatori, do të ngre aktakuzat e para, transmeton Koha.net.

Velko Odalloviq ka paral;lajmëruar se nga fundi i gushtit ose fillimi i shtatorit do të qëndrojë në Koshare, ku, sipas tij, ndodhen trupat e 6-7 ushtarëve serbë të zhdukur.

Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Miolub Vitoroviq në këtë konferencë u shpreh se “aktvendimi gjyqësor për Grupin e Gjilanit, të liruar nga Gjykata e Apelit në Beograd, nuk është vendim gjyqësor dhe se nuk e di pse është i tillë, nga mosdija, qëllimi i keq apo për t’ia bërë qejfin ndonjë instance gjyqësore”.

-Advertisement-

ashtu ai rikujtoi se Gjykata e Kasacionit ka marrë qëndrim që konflikti i armatosur, siç e quan Beogradi luftën në Kosovë, ka zgjatur deri në fund të vitit 1999, e ndoshta edhe më gjatë, porsae Gjykata e Apelit ka marrë si datë 12 qershorin e vitit 1999, ndërsa Gruppin e Gjilkanit ka mundur ta dënojë për ndonjë vepër tjetër, por jo për krime lufte, transmeton Koha.net.

Sipas kryetares së Shoqatës së Viktimave të Kosmetit, Natash Shqepanoviq, prindërit e të cilës pohohet të jenë të kidnapuar, qytetet në Kosovë janë pastruar etnikisht, ndërsa qindra fshatra serbe janë shkatërruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera