Lajme

Beogradi “pushtohet” me poster të Ratko Mladic-it

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 06 December 2017

Kryeqyteti serbi është mbuluar me poster të ish-komandantit serb në Bosnje, Ratko Mladic, transmeton Infokusi.com.

Në poster Mladic shfaqet duke dhënë një përshëndetje ushtarake me mbishkrimin “Unë nuk do të tradhtoje kurrë”.

Posterët e vendosur ne qendër dhe në periferi të Beogradit mbajnë logon e lëvizjes atdhetare serbe “Obraz”.

-Advertisement-

Mladic i akuzuar për gjenocidin e vitit 1995 ndaj mijëra myslimanëve në Bosnje ,është dënuar më burg të përjetshëm nga Tribunali i Hagës, shkruan Infokusi.com

I njohur si Kasapi i Bosnjës, Mladic udhëhoqi forcat serbe drejt shumë krimeve të luftës siç ishte masakra e Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë 8 mijë njerëz dhe rrethimin e Sarajevës për katër vjet me ç’rast u vranë rreth 10 mijë njerëz./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera