Lajme

Beogradi më konsideron kriminel, Donika Gërvalla është koritë me mua

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 26 January 2021

Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),njëherit edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj, në “Kallxo Pernime”, ka thënë se ka dashur t’i thotë Kurtit që Çakorri dhe Kulla e Zhlepit nuk janë të Daut Haradinajt.

“Unë ja kam thënë Kurtit dhe do t’ia them gjithmonë. Vjosa Osmani atë ditë ka bërë një gabim që nuk ia ka dhënë fjalën Daut Haradianjt, dhe nga ajo ditë unë asnjëherë nuk i kam shkuar në zyre. Unë kam dashur të replikojë, kam dashur t’i them Kurtit që Çakorri dhe Kulla e Zhlepit nuk janë të Daut Haradinajt, as demarkimin me Malin e Zi nuk e kemi bërë ne”, deklaroi Haradinaj.

“Këkesa jonë e qartë është realizu dhe ka hyrë në ligj. Ata duhet me i ndihmu AAK-së me u kthy kufiri ku ka qenë. Nuk duhet për një grusht votash të sulmohet AAK-ja për demarkacionin. Ai më ka quajtur mercenar dhe une e kam quajtur dezertor. Unë e di që ka qenë në tension por s’mund ta fyesh askënd”, shtoi tutje.

-Advertisement-

Ai tutje u shprejh se nëse Kurti do të jetë kryeministër dhe Haradinaj president do të zgjidhet problemi i demarkimit dhe kufiri do të kthehet ku ka qenë.

Tutje, Daut Haradinaj foli edhe për familjen Gërvalla dhe për deklratat e Donika Gërvallës.

“Kam respekt për familjen Gervalla. Unë kam qenë komandat i brigadës së babait të Donika Gervallës. Beogradi më konsideron kriminel, porse Donika është koritë me mua, nëse ajo ka prova që kam bërë krim, le të shkojë në vendin e duhur. S’duhet të maltretohet populli më me akuza politike. Më akuzonin për kazino, dhe kur erdhi puna për ligjin për kazino, mezi i kam bërë deputetët që të votohet ligji”, potencoi Daut Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera