Lajme

Beogradi kërkon njërin nga funksionet kryesore për serbët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 03 July 2017

Nëse kryetari i Kuvendit të Maqedonisë mund të jetë përfaqësuesi i bashkësisë jo shumicë, shqiptar, nuk ka arsye që në krye të njërit nga tri funksionet kryesore t të jetë serb, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq, transmeton Koha.net.
Qeveria në Prishtinë nuk është formuar por pavarësisht se kush do ta formojë, çështja e rolit të përfaqësuesve politikë serbë në institucione është e hapur, ka thënë ai përcjell b92.

“Mendoj se është rasti që të tregohet se serbët në Kosovë nuk duhet të jenë vetëm dekor, porse ata duhet të zënë njërin nga funksionet më të rëndësishme në krahinën tonë jugore deh se fjala e tyre duhet të merret para sysh e të respektohet”, mendon Gjuriq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera