Benzema rrezikon 5 vjet burg
Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 18 October 2021
Afron momenti i së vërtetës për Karim Benzemanë. Jo për Topin e Artë, për të cilin është një ndër kandidatët më të besueshëm, por për çështjen që e tronditi në vjeshtën e vitit 2015, me akuzën e bashkëpunimit për zhvatje në drejtim të shokut të skuadrës në kombëtare, Mathiey Valbuena, çështje e cila u shty për gjykim, me procesin që nis këtë të mërkurë në Versajë.
Procesi i çështjes që u etiketua si “sextape” do të zgjasë deri të premten dhe të pandehurit rrezikojnë deri në 5 vjet burg. Përfshirë këtu dhe Benzemanë, që në vjeshtën e 5 viteve më parë, që nga grumbullimi i kombëtares, hyri në kontakt me Valbuenan, edhe ai i grumbulluar nga Deschamps, duke ndërmjetësuar për problemin e një videoje me pullë të kuqe të Valbuenas.
Personat që e dispononin videon kërkonin para për të mos e publikuar, ndër ta ishte dhe Karim Zenati, një shok fëmijërie i Benzemasë, i cili i kërkoi qendërsulmuesit të Realit të Madridit, që t’i bënte një telefonatë Valbeunës, ku i propozonte ta ndihmonte duke e lidhur në kontakt me personat e duhur që në fakt shantazhonin ish-mesfushorin e Marsejës. Sipas hetuesve bëhet fjalë për një akt bashkëpunimi në një tentativë për zhvatje.
Valbuena, që ishte kontaktuar një herë edhe më parë, kishte denoncuar gjithçka në organet e policisë që po hetonte në lidhje me këtë çështje, kur në përgjime evidentoi telefonatën e Benzemazë. Dy javë pas asaj telefonate, nisi dhe marrja në pyetje, dhe sulmuesi i Realit u thërrit në komisiariat për t’u marrë në hetim. Po atë muaj, në një tjetër telefonatë të përgjuar mes Benzemasë dhe mikut të tij, Zenati, përmbajtja përfundoi në faqet e “L’Equipe”, duke trazuar ambientin e kombëtares franceze dhe po atë muaj, Valbuena akuzoi publikisht Benzemanë.
Deschamps ndërkohë kishte vendosur të mos thërristë në kombëtare asnjërin prej tyre, derisa të qartësohej gjithçka, por kur mori ftesë për në “Euro 2016”, të luajtur në Francë, Benzema në një intervistë e akuzoi trajnerin se ishtë bërë pre e gjykimit racist të një pjesë të shoqërisë. Kjo ishte diçka e tepërt për Deschamps, që vendosi të ndërtonte një skuadër pa sulmuesin e Realit. Franca humbi Europianin në finale kundër Portugalisë, por fitoi Botërorin 2 vjet më pas me golat e Mbappesë në Rusi.
Pas disa zvaritjeve teknike, janarin e kaluar u aktivizua hapja e gjykimit për pesë të pandehur, mes të cilëve Benzema. Sulmuesi, ndërkohë, kishte fituar sërish thirjen në kombëtare, i falur nga Deschamps për Europianin e fundit.
Benzema, gjithsesi kishte fituar rolin si një pikë referimi e Francës, aty ku Valbuena nuk ishte thërritur më. Tanimë, në procesin që fillon të mërkurën, Benzema rrezikon deri në 5 vjet burg dhe 75 mijë euro gjobë, por, sido që të jetë, një dënim i mudnshëm do të njolloste edhe kandidaturën e tij për Topin e Artë.
Të tjera
-
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhjet me ushtrimet u...
-
Kurti përmendi marrëveshjen Thaçi-Daçiq, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak
Pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përkujtoi 11 vjetorin e arritjes së m...
-
15 filma në konkurrim për çmimet Tiantan në Festivalin e Filmit të Pekinit 2024
15 filma nga e gjithë bota, po konkurrojnë për çmimet Tiantan në Festivalin e...
-
Kurti: I ftoj qytetarët t’ia ndërpresin mandatin kryetarëve në veri, nëse mendojnë se nuk kanë qeverisur mirë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për procesin e referendumit të 2...
-
KQZ miratoi listën e qendrave të votimit në veri , Ahmetaj: Janë 23 lokacione në të cilat do të organizohet procesi i votimit më 21 prill
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimi...
-
Ambasada e ShBA-së në Kosovë i publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka publikuar numrat ku viktim...
-
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe A...
-
200-vjetori i ndarjes nga jeta i poetit anglez, Lord Bajron
200 vjet më parë ndahej nga jeta poeti romantik anglez, Xhorxh Gordon Bajron ...
-
Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë – Dollc, Kurti: I kemi shpëtuar 150 milionë euro
Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në c...
-
Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar ushtrimet e ushtrisë serbe...
-
Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që...
-
Arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore m...