Sport

Benzema refuzoi t’ia linte penalltinë e parë Gareth Bale

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 01 April 2018

Zinedine Zidane zgjodhi ta pushonte Cristiano Ronaldon për ndeshjen në udhëtim kundër Las Palmas të shtunën mbrëma, gjë që i la pezull përgjegjësitë e ekzekutimit të penalltive duke krijuar një skenar ku Karim Benzeman dhe Gareth Bale shfaqin mospajtime rreth asaj se kush ta ekzekutojë penalltinë.

Në minutën e 39-të të ndeshjes u akordua penallti në favor të vizitorëve pas një faulli në Lucas Vazquez, pas të cilit sulmuesi francez gjuajti nga pika e bardhë dhe e dyfishoi epërsinë e Real Madridit.

Megjithatë, kamerat e BeIN Sports e kapen momentin kur anësori uellsian Gareth Bale i afrohet Benzemas dhe ia kërkon topin, por has në kundërshtim nga francezi.

Nuk ka pasur skena të mëdha teatrale megjithatë, si në rastin e Edinson Cavanit dhe Neymarit për shembull në fillim të sezonit.

-Advertisement-

Pastaj, kur u akordua penali për ‘Los Blancos” për herë të dytë, Benzema mori topin dhe ia dorëzoi Bale, i cili shënoi për 3-0.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera