Sport

Benzema me fjalë të mëdha për Zidane

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 07 September 2017

Karim Benzema e ka lavdëruar trajnerin e vet te Real Madridi, Zinedine Zidane.

Sulmuesi francez ka thënë se Zidane është shembull i suksesit për të gjithë dhe se këtë gjë e dëshmojnë titujt që i ka fituar ai, shkruan AS, përcjell Express.

Benzema, i cili po ashtu është mik i mirë i Zidane, ka theksuar se sukseset e Zidane si trajner i Real Madridit nuk janë si rezultat i fatit.

“Zidane ka pasur një ndikim të madh për shkak se kemi fituar tituj. Jemi ekipi më i mirë dhe titujt e dëshmojnë këtë. Në mua personalisht nuk ka pasur shumë ndikim. Gjithçka ka qenë shumë natyrale. Ne njihemi që një kohë të gjatë dhe ai gjithmonë më ka këshilluar”, ka thënë Benzema.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera