Lajme

Bënin gara me vetura, gjobitën dy shoferë në Vushtrri – u merret patentë-shoferi për 1 vit

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 23 September 2024

Policia ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kundërvajtësit janë hasur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, të cilët ishin duke zhvilluar gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

“Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga 500 euro, pesë pikë negative, si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej 12 muajsh”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera