Rozë

Beniada pranon lidhje e dashurisë: Nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 18 May 2023

Modelja e njohur, Beniada Nishani u bë një emër edhe më i njohur për publikun me pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania 1.

Ajo arriti në katërshen finale dhe ishte një nga banorët që fitoi simpatinë e publikut me bukurinë natyrale, por edhe me karakterin e saj dhe pozitivitetin.

Dhe ndonëse gjatë rrugëtim në shtëpinë e famshme tha se është beqare, prej muajsh Beniada ka konfirmuar një lidhje të re dashurie.

-Advertisement-

“Në këtë moment të jetë sime jam shumë e lumtur, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur, ndihem shumë me fat, është një djalë shumë simpatik, bukurosh, kam gjetur një person që ma kupton karakterin edhe kur nuk flasë, kishim puthjen e parë pas gjashtë muajsh njohje”, u shpreh Beniada në “Ftesë në 5”.

Kujtojmë që partneri i përfolur i Beniadës thuhet se është vëllai i opininonistit Arbër Hajdari, Blerti, dyshja madje janë parë bashkë edhe në disa dalje publike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera