Rozë

Beniada e lëpiu në fytyrë Ilirin, bashkëshortja i shkon në shtëpinë e Big Brother dhe i kërkon llogari

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 23 October 2021

Spektakli i kësaj të premteje do të ishte dhe nata e rrëfimit të jetës së Ilirit.

Ai tregoi gjithë vështirësitë që ka kaluar për tu evidentuar në karrierën e tij, edhe pse ishte një emigrant.

Iliri tregoi edhe për lindjen e vajzës së tij, fëmijërinë e së cilës e ka plagë që nuk ka mundur ta shijojë dot.

-Advertisement-

Padiskutim do rrugëtimi i jetës së tij do të ndalej edhe tek tradhëtia që ai ka bërë kundrejt bashkëshortës së tij, veprim të cilin e kishte rrëfyer disa ditë më parë.

‘’Mendoj se gruaja më ka ndjekur dhe se ka besim tek unë. Ndërsa për Emilyn di të them që fle dhe zgjohem çdo natë me të’’,- tha Iliri.

Surprizë për të kishte ardhur dhe një letër nga vajza e tij, teksa i shkruan se jeta e tyre po shkon shumë mirë pavarësisht mungesës së madhe që po ndjejnë për të.

‘’Të dua shumë dhe na mungon…’’,- shkruan ndër të tjera Emily.

Gjithashtu në ambjentet e shtëpisë kishte mbërritur edhe bashkëshortja e tij, e cila deklaroi se ndihej e ofenduar për faktin se Iliri ka zgjedhur të bëjë publike tradhëtinë e tij.

”Kisha nevojë të lirohesha. Ishte një dhimbje që doja ta nxirrja jashtë”,- tha Iliri.

Bashkëshortja e tij tregoi hapur se ishte edhe pak xheloze për marrëdhënien që ai ka krijuar me Beniadën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera