Lifestyle

Bëni kujdes, përdorimi i shpeshtë i tangave po ju rrëzikon shëndetin

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 25 December 2019

Tangat mund të kenë efekte anësore në shëndetin tuaj.

Mund të prekeni nga shumë infeksione

Në një intervistë për HuffPost, doktor Jill M. Rabin, ka shprehur se nëse jeni një person që vuan nga infeksione të traktit urinar ose infeksione vaginale, veshja e tangave do i shumojë më shumë ato.

-Advertisement-

Fërkim

Dantella dhe materialet e tangave mund të shkaktojnë fërkime në trup dhe mund t’ju krijohen plagë.

Mund ta ekspozoni veten ndaj baktereve të shumta

Edhe pse disa mjekë nuk mendojnë se ekziston një rrezik i lartë i infeksionit nga përdorimi i tangave, Hutcherson thotë se duke i përdorur ekspozoni vaginën dhe vulvën tuaj ndaj baktereve dhe i bën thirrje gjithë femrave të jenë të vetëdijshme.

Mund të shkaktojnë prerje apo gërvishtje

Në varësi të pëlhurës prej të cilave është bërë rripi, mund të keni edhe disa prerje të vogla ose gërvishtje. Është më mirë t’i lani para se t’i vishni edhe për arsye higjenike.

Materiali i tangave mund t’i përkeqësojë gjërat

Hutcherson rekomandon të brendshme plotësisht prej pambuku dhe kjo vlen edhe për rripat. Ai thotë se disa mbathje janë bërë nga inde që nuk ajrosin mirë, gjë që nuk është e mirë për shëndetin e asaj pjese të trupit.

Të jemi të informuar për të mirat dhe të këqijat është gjithmonë një ide e mirë edhe kur bëhet fjalë për zgjedhjet e të brendshmeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera