Lajme

Bëni gati çadrat, dy ditët e ardhshme me shi në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 11 November 2019

Për shkak të diferencave të mëdha në fushat barike, këtyre dy ditëve do të fryejnë edhe erëra të fuqishme nga juglindja.

Në aspektin termik rrymat e ngrohta nga Mesdheu vazhdojnë të depërtojnë mbi rajon, ku do të kushtëzojnë mot të butë dhe temperatura mbi vlera mesatare.

Për shkak të erërave që pritet të fryejnë, vlerat e cilësisë së ajrit kryesisht do të luhaten ndërmjet vlerave të mira dhe mesatare.

-Advertisement-

12.11.2019 – Kryesisht me vransira dhe erë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje shiu. Gjatë natës reshje lokale shiu. Do të fryejë erë mesatare e fuqishme dhe e fuqishme nga juglindja 8-16m/s, e në rajonin e Dukagjinit e lehtë dhe mesatare nga perëndimi 2-6m/s. Indeksi UV: 2.

13.11.2019 – Në mëngjes vende-vende vazhdojnë reshjet e shiu. Ditën mot i butë, me vransira dhe erë. Erë mesatarisht e fuqishme dhe e fuqishme nga juglindja 6-14m/s. Indeksi UV: 2.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera