Lajme

Bën vetëvrasje sulmuesi që vrau 34 persona në Filipine

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 02 June 2017

Një person i armatosur ka vrarë veten të mërkurën, pas shpërthimit në një kazino të Manilas, ka thënë policia e Filipineve.

Policia bëri të ditur se 34 persona kanë vdekur gjatë sulmit në kazino, të cilët me sa duket vdiqën nga asfiksia, derisa kazinoja po digjej.

Motivet e vrasjes nuk janë bërë të ditura dhe Policia ka thënë se incidenti nuk është i lidhur me terrorizëm.

-Advertisement-

Shefi i Policisë Kombëtare Ronald dela Rosa i ka thënë radios DZM se i sulmuesi mund të ketë qenë duke u përpjekur për të vjedhur.

Herët në mëngjes, trupi i të dyshuarit të armatosur u gjet në një dhomë hoteli në kompleksin pranë aeroportit ndërkombëtar në Manila.

Sipas policisë, i dyshuari kishte vrarë veten duke e ndezur veten me benzinë.

Zyrtarët thanë se të paktën 54 vetë u lënduan në zjarrin e kazinosë, si dhe gjatë betejës sulmuesit me policinë.

Shefi i Policisë gjithashtu ka paralajmëruar se grupi ekstremist Shtetit Islamik (IS) mund të pretendojë gabimisht se qëndron prapa incidentit. Kjo pasi ushtria e vendit po lufton militantët e lidhur me Shtetin Islamik, për kontrollin e qytetit mbizotërues mysliman të Maraëit në ishullin jugor të Mindanao.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera