Lajme

Bën pushime luksoze në Maldive, njihuni me hidraulikun që fiton më shumë se Kryeministri

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 04 February 2018

Një hidraulik që fiton më shumë se një kryeministër ka zbuluar se si mungesa e punëtorëve në këtë profesion e ka bërë të pasur dhe shumë të kërkuar, si një ndër njerëzit me profesionet më të rrallë në Britani.

Stephen Fry, 34 vjeç, fiton 210,000 paund në vit, jeton në një zonë milionerësh në Kensington, West London, dhe bën pushime luksoze në Maldive nëpërmjet zhbllokimit të tualeteve dhe rregullimit të çezmave që rrjedhin, përcjell albeu.com

Fry filloi të punojë në këtë profesion qysh kur ishte 17 vjeç pasi ndoqi një praktikë dhe themeloi biznesin e tij para se të mbushte 20 vjec.

-Advertisement-

Ai punon gjithë ditën nga ora 08:00 deri në orën 18:00 por shumicën e rasteve ai punon edhe në orët e vona kur e marrin në telefon, shkruan albeu.com

“Çdo ditë është kënaqësi. Mund të shkosh në një vend ku një gruaje i pikon tavani dhe po qan, kështu që është një ndjenjë e këndshme kur ndaloni ujin dhe e bëni të lumtur. Unë kënaqem me punën time, jam punëtor, do të punoj dhe mendoj se nuk do heq dorë kurrë”.

Ai fiton më shumë se Kryeministri me rregullimin e kaldajave dhe çezmat

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera