Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 03 November 2024
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se Bashkimi Evropian është i pakënaqur me mënyrën se si kryeministri Albin Kurti po e trajton dialogun.
Ai deklaron se qëndrimi i shefit të ekzekutivit “ka bërë zero progres dhe e ka armiqësuar BE-në”. Sipas tij, Kosova pas procesit zgjedhor duhet të rimendojë pozicionin e saj në këtë proces.
Profesori i Universitetit të Nju Jorkut, Ben-Meir foli edhe për Asociacionin, për çka mes tjerash konsideron se Kosova e ka detyrim të fillojë me hapat drejt themelimit.
Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir thotë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka prodhuar rezultat, megjithatë e sheh të domosdoshme rikthimin në tavolinë të bisedimeve.
“Edhe pse dialogu nuk ka dhënë asnjë rezultat, mos dialogimi është padyshim një rrugë pa krye. Pra, pavarësisht dialogut, konkretisht pas zgjedhjeve të shkurtit mund të ecë përpara sepse mendoj se Kurti ka nxjerrë një sërë mësimesh gjatë katër viteve të fundit, se ky lloj qëndrimi ka bërë thjesht zero progres dhe e ka armiqësuar BE-në në vend që t’i afrohet BE-së. Dua të them, imagjinoni se BE-ja vendosi sanksione ndaj Kosovës, jo ndaj Serbisë, sepse BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin dhe mënyrën se si ai po i trajton këto negociata, këtë dialog. Pra, dialogu duhet të rifillojë, por para se të rifillojë, vetë qeveria, vetë Kosova pas zgjedhjeve, sepse nuk pres që të ndodhë asgjë nga tani deri në shkurt, duhet të rimendojë pozicionin e saj nëse dëshiron të shkojë më shpejt në integrimin me BE-në, duhet të bëjë një lëvizje për të demonstruar se është e gatshme të negociojë në mënyrë specifike në një fushë që duhet ta bëjë në një mënyrë ose në tjetrën. Por sigurisht që kjo në vetvete nuk do të mjaftojë që Kosova të bëhet anëtare e BE-së, sepse ka çështje të tjera që Kosova duhet t’i përmbushë”, deklaron Ben-Meir për KosovaPress.
Ben-Meir që është profesor pranë Qendrës për Çështje Globale në Universitetin e Nju Jorkut, thekson se Kurti duhet të punojë edhe me pesë vendet mos-njohëse të bllokut për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.
Profesori amerikan teksa flet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thotë se Serbia duhet të ndalojë fushatën kundër njohjes së Kosovës. Ben-Meir, i cili një pjesë të karrierës së tij e ka kaluar duke u marrë me konfliktin izrealito-palestinez, konsideron se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova duhet të zgjidh çështjen e Asociacionit.
Në Raportin për vendin të Komisionit Evropian, Kosovës i kërkohet të fillojë procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Eksperti për çështjet e Ballkanit Perëndimor shprehet se kjo çështje duhet të zgjidhet, pavarësisht se çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet mes të dyja vendeve.
Të tjera
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...
-
PDK-në nuk po e zë salla “1 Tetori”
Partia Demokratike e Kosovës, pas pak minutash, do të hapë zyrtarisht fushatë...
-
PDK mbush plot sallën 1 Tetori në Prishtinë, hapet zyrtarisht fushata
Përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur tashmë në sallën 1...
-
“Gati për të vazhduar raportin Francë Kosovë” – Ambasadori Guerot kthehet në Prishtinë pas takimit me Macron në Paris
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur...
-
Kurti nis fushatën me Ferdonije Qerkezin, Zogaj: Duhet pasur karakter të fortë të mashtruesit për të bërë diçka të tillë
Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka komentuar një fotografi që Kurit e ka publ...
-
“Po punohet cep më cep” – Durmishi bën fushatë edhe me pastrimin e rrugëve nga bora
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfrytëzuar pastrimin ...
-
KQZ funksionalizon platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e ...
-
Jeta Rafuna – Gruaja më e votuar e LDK-së në Komunën e Prishtinës, i hyn garës për deputete me numrin 45
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, Jeta Rafu...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës në Ferizaj, arrestohet një person, kapen rreth 20 mijë euro ‘cash’
Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.202...
-
Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi kritikojnë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë
Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradin...
-
Vuçiq thotë se Azerbajxhani ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa pro...
-
Kryetari Rama: Reshjet pa ndërprerjne po e vështirësojnë situatën, mirëpo ekipet përgjegjëse janë angazhuar intenzivisht
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhua...